Qeveria nuk përbën lajm në mediat e huaja (Video)

Postuar në 13 Prill, 2019 23:39

Protesta e opozitës këtë të shtunë në Shqipëri u transmetua në kohë reale edhe nga mediat ndërkombëtare si Euroneës apo AFP. Shqipëria ishte sërish lajm në mediat e huaja që raportuan për një protestë masive të partive të opozitës dhe masat e forta policore të qeverisë.

Shtypi i huaj e ka vënë theksin tek akuzat e opozitës për një qeveri të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Po ashtu u përmend përdorimi i gazit lotsjellës nga policia dhe çarja me lehtësi e gardhit të policëve para kryeministrisë.

Nuk mungojnë komentet se Shqipëria po kalon një situatë të tensionuar politike ku lajm nuk është qeveria dhe argumentat e saj se kundër pushtetit po protestojnë politikanët që kanë frikë nga reforma në drejtësi, por pakënaqësia në rritje kundër një qeverie që akuzohet si e korruptuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.