Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange

Postuar në 11 Prill, 2019 15:40

Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar sot në Londër ku ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjetët e fundit. Assange është arrestuar në bazë të një kërkese të bërë nga SHBA, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual bërë në Suedi, kanë rënë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një deklaratë përmes së cilës e konsideron Assange përgjegjës për hakerimin e sistemeve kompjuterike shtetërore dhe publikimin e dokumenteve konfidenciale të SHBA. Assange u akuzua edhe nga Hillary Clinton si faktor ndikues në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale, por që ironikisht sot është personi që ka mundësuar ndalimin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.