Mbase grabitja e Rinasit kalon pa maninë e reformës së radhës...në sigurinë aeroportuale

Postuar në 10 Prill, 2019 18:46

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli sot e ia hodhi fajin koncesionarit për grabitjen në Rinas. Duke harruar se në fakt çdo sistem sado i sofistikuar thyhet.

Konçesionari deklaroi se Policia e Shtetit duhet të ruajë çdo metër të këtij vendi.

Ministrja e Mbrojtjes nxori ushtrinë, presidenti materialet e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë që askush nuk po sjell në vëmendje se kush njoftoi për lekët dhe sa ky problem sigurie është sistematik. U njoftua se nuk do të bëhen më transferta cash nga Shqipëria, kurse kryeministri i vuri kapakun: e marrim vetë sigurinë në dorë. Sipas kryeministrit policia po sulmohet veshëgjatësisht.

Paratë ndërkohë janë në xhepin e atyre që i morën.

Ping pongu i zakonshëm i krijuar nga kjo situatë nuk shtron asnjë garanci për qytetarët. Thjesht është zhurma e radhës e  një ngjarjeje që nuk ka për të qenë e fundit. Ajo do harrohet, do lihet pas. E vetmja shpresë është se nuk do të kemi me këtë rast një shfaqje të radhës për Reformë në Sigurinë Aeroportuale, pasi çfarë do thuhej p.sh sikur kompanisë Aleat që prodhon dokumentet tona të identifikimit t’i bëhej një sulm kibernetik e t’i vidheshin të dhënat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.