Pse ju ndodh gjithmonë kështu Belinda? Koha të zbrisni nga avioni

Postuar në 09 Prill, 2019 21:23

Ngjarja e Rinasit, ku njerëz të armatosur çanë me lehtësi rrethimin e aeroportit duke kaluar pa vështirësi në pistën e avionëve ekspozoi dobësitë e mëdha që shteti shqiptar ka në çështjet e sigurisë, ndonëse vend anëtar i NATO-s.

Situata është edhe më alarmante po të kemi parasysh se bëhet fjalë për një ngjarje të përsëritur. 3 vjet më parë në 30 qershor të 2016 nga e njëjta derë persona të armatosur hynë me makinë në pistë duke grabitur valutën e një banke të niveli të dytë.

Kur nuk parandalohen grabitje të tilla, si mund të japë ky shtet garanci për kërcënime më të mëdha siç janë ato terroriste, aq më tepër që mazhoranca së fundmi parapëlqen ta vendosë veten në shënjestrën e armiqve të jashtëm. Përpara faktit të kryer, ku shteti ka dalë sërish lakuriq ish-drejtoresha e Albcontrol, sot ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku jep leksione on-line mbi përgjegjësit dhe .  Më shumë se i tepërt gjithë ky shtjellim, nga një qeveri që duke qenë se është gjithë kohën në avion i duhet të gjejë parashutën e radhës për të zbritur më këmbë në tokë.

Postimi i Ballukut

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t'i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Ky është një alarm, që këtë herë s'duhet të kalojë dhe s'do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë. Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura. Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit".

Por zonja Belinda harron se pas grabitjes në 2016 u amendua ligji për transportin e vlerave monetare, ku policia ngarkohej të shoqëronte blinda edhe brenda perimetrit si dhe çdo çantë me para duhet të ishte e pajisur me çip dhe me një bojë që i bën të pavlefshme paratë. Megjithatë këto masa rezultuan vrimë në ujë, duke i shërbyer qeverisë për një tjetër reflektim publiçitar.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Mos ndoshta kjo kompania kineze po shperdoron besimin qe i ka dhene qeveria, nga ndikimi i opozites ne nivelin lokal dhe nga ndikimi rus ne nivelin global? Kjo grabitje prish imazhin e shkelqyer te Shqiperise ne bote dhe keshtu shumefishohet numri i koncerteve qe duhet te mbaje Pirgu, qe t i rikthehet imazhi qe duam vendit tone!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.