Palmer takon gazetarët e preferuar të ambasadës amerikane

Postuar në 09 Prill, 2019 13:12

Nuk jam këtu për të negociuar për një platformë me palët. Është përgjegjësi e opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje, të ketë kandidatët e saj për zgjedhjet lokale. Të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Shqipëria ka një qeveri legjitime, për të cilën jam i sigurt se do të çojë përpara reformat. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të punojë ende për të luftuar korrupsionin

Kështu thuhet se është shprehur në një takim me gazetarë, zhvilluar në ambasadën amerikane në Tiranë. Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer. Takimi, sipas informacioneve, ka mbledhur jo të gjithë gazetarët, por ata gazetarë që kanë bashkëpunim me ambasadën dhe me projektet e saj.

Vetë ambasada nuk ka pëcjellë një njoftim zyrtar, kështu që takimi dhe deklarimet e Palmer me “shokët e ambasadës” mbeten në terren spekullimesh. Është e paqartë se kush ka përhapur lajmin për deklarimet e Palmer në takimin me gazetarët e preferuar të ambasadës. Sikundër është e paqartë se cili ka qenë qëllimi i vizitës së tij në Tiranë.

Nga ana tjetër ka një kontradiktë në qëndrimet e zotërisë që nga njëra anë deklaron se nuk është për krizën politike, kurse nga ana tjetër e komenton atë dhe sugjeron palëve se çfarë duhet të bëjnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.