Pazari i kufijve, përgjegjësi e Thaçit dhe Vuçiç. ShBA: Ta arrijnë vetë marrëveshjen

Postuar në 04 Prill, 2019 11:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës e cila është e zbatueshme, që nuk provokoj destabilitet në asnjërin prej vendeve apo në rajon dhe që të jetë e qëndrueshme. 

Kështu shprehet zv.Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shteti, Mathew Palmer, i cili është personi përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Në një intervistënpër revistën CorD, ai ka sqaruar pozicionin e ShBA-së në këtë proces që sipas tij është mbështetës dhe inkurajues, pa ndërhyrë në drejtimin e dialogut nga BE. Por Palmer ka përsëritur disa herë se marrëveshja mes të dyja vendeve duhet të konceptohet dhe miratohet prej tyre. Pra ajo duhet të jetë më së pari një dokument I gjeneruar në rrafsh lokal. 

ShBA nuk kanë parashkruar dhe as do ta bëjë këtë në të ardhmen, sesi duhet të jetë zgjidhja. Procesi i arritjes së marrëveshjes duhet të çohet para nga palët e përfshira në të dhe vetëm në këtë mënyrë mund të aplikohet në mënyrë të qëndrueshme si në Serbia ashtu edhe në Kosovë. Ne inkurajojmë palët që të demonstrojnë pavarësinë e plotë në proces…Ne nuk mund të dëshirojmë më shumë sesa ato duan për veten e tyre. ShBA është e gatshme që të ndihmojë në të gjitha mënyrat e mundshme por u takon liderëve të Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në negociata dhe të kalin atë që Presidenti Trump e ka quajtur “një mundësi historike”

është shprehur Palmer. 

Ai ka nënvizuar se ShBA i sheh Serbinë dhe Kosovën si dy vende sovrane dhe të pavarura që duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nga kjo pikëpamje idetë për shkëmbimin e kufijve duket se mbeten përgjegjësi e palës kosovare dhe asaj serbe, përderisa ShBA nuk do të identifikohet si faktor presioni në këtë drejtim. 

Palmer ka rrëzuar alibinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se ai ka mbështetjen e amerikanëve në idenë e shkëmbimit të territoreve, duke reflektuar kështu një ndryshim qëndrimi në raport me dy muaj më parë kur zyrtarët amerikanë linin të kuptohej se kjo ide ishte e pranuar prej tyre. 

Kushtëzimi i marrëveshjes me stabilitetin do të thotë se askush nuk do të mbështesë ide që çojnë në tensione të brendshme dhe në këtë kuadër është detyrë e palës kosovare të zbardhë draftin në mënyrë që marrëveshja të ketë konsensus të brendshëm. Gjatë muajve të kaluar kemi qenë dëshmitarë sesi z. Thaçi dhe miku i tij i përkohshëm në Tiranë, Edi Rama kanë luajtur me idenë se ata janë lojtarë të ShBA-së në këtë betejë, por ky inskenim nuk funksionoi. Dhe protestat e opozitës shqiptare sikurse ato serbe kanë dhënë efektin e tyre. Ndryshimi i qëndrimit amerikan është refleks edhe I kësaj situate që i vendos Thaçin, Ramën dhe Vuçiçin në kandarin e rivlerësimit të tyre përderisa garancitë e dhëna para partnerëve nuk kanë siguruar arritjen e ndonjë marrëveshjeje historike. 

Që këtej e tutje është e qartë se çdo çedim territorial nuk mund të adresohet si kërkesë e Miqve, por si Pazar i brendshëm për të cilin secili do paguajë faturën. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.