Kancelari austriak: Nuk ka BE për Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Postuar në 04 Prill, 2019 10:51

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaron në një intervistë për revistën “CorD” se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit. Por lidhur me Serbinë, ai ka bënë në dukje domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes një zgjidhjeje që siç tha ai duhet të miratohet nga Fuqitë e Mëdha. 

Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se pa normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë anëtarësim në BE. 
Është në interesin tonë që të kemi partneritet të ngushtë me ShBA-të kur vjen puna te Ballkani Perëndimor  dhe të kemi mbështetjen e tyre në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje

është shprehur Kurz.

Ai nuk ka folur për opsione lidhur me kufijtë duke konfirmuar se ideja e shkëmbimit të territoreve për momentin është ndalur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.