37 blinda ushtarake dhuratë nga SHBA

Postuar në 04 Prill, 2019 10:13

37 mjete të blinduara rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara i janë dhuruar ushtrisë shqiptare nga Shtetet e Bashkuara.  Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punëe Shteteve të Bashkuara në Tiranë, LeylaMoses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

 Mjetet e blinduara të markës International Maxx Pro MRAP (Mine Resistant Ambush Protected),  kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh dhe do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

“Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan"-deklaroi e ngarkuara me punë e SHBA.

Ndërsa ministrja Xhaçka tha se mjetet e blinduara do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave shqiptare dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.