BB i lexon ndryshe protestat në Shqipëri (Video)

Postuar në 02 Prill, 2019 12:30

Leximi i situatës në Shqipëri dhe protestave të opozitës janë përcjellë me një narrativë që qeveria e ka kanalizuar te frika e opozitës nga reforma në drejtësi dhe ndikimi rus, duke shmangur çdo analizë mbi gjendjen ekonomike apo faktorë të tjerë që ushqejnë pakënaqësinë e  njerëzve.

Ekonomia ka nisur të japë shenja të dobësimit, me rënie të ndjeshme tek eksportet apo punësimi dhe këtë e konstatojnë si Banka e Shqipërisë që në përgjithësi ka ruajtur qeverinë nga ekspozimi, por së fundmi edhe Banka Botërore. 

Gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, ekonomistja pranë BB në Tiranë, Esmeralda Shijaku tha se protestat jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në vendet e rajonit lidhen me vonesat në  zbatimin e reformave dhe se parashikimet për të ardhmen e afërt janë pesimiste.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.