Loja me frikën e Arbitrazhit/Anullohen HEC-et, por jo koncesionet e qeverisë Berisha

Postuar në 30 Mars, 2019 13:03

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot anullimin e dy kontratave të tjera për ndërtim hidrocentrales në lumen e  Urakës në Kurbnesh.

Qeveria është shumë e ndjeshme ndaj kërkesave të komunitetit dhe duke qenë se kjo zonë është shpallur një zonë e mbrojtur, këtu nuk do të lejohet ndërtimi i këtyre dy HEC-eve. Kjo është një zonë e mbrojtur, kështu që dhe në të ardhmen ju nuk do keni problematika të tjera. Ne e nxisim zhvillimin e ekonomisë, i mbështesim investitorët, por asnjëherë kur këto investime bien në kundërshtim me kërkesat, apo me të mirën e komunitetit

tha ministrja.

Kjo është një ndërhyrje e radhës në kuadër të procesit të rishikimit të kontratave të HEC-ve që zuri fill pas protestavë në Holtë të Gramshit.

Anullimi i kontratave normalisht shoqërohet me pasoja gjyqësore, pasi asnjë prej kontraktorëve nuk ka fituar në mënyrë ilegale. Kjo qetësi e qeverisë Rama se askush nuk do të ankohet është disi paradoksale, sidomos po të mbash parasysh se z. Rama vetë deklaronte se nuk mund të anullonte kontratat koncesionare të firmosura nga qeveria Berisha sepse Shqipëria do të ndëshkohej në arbitrazh.

Si mund të shpjegohet ky standard i dyfishtë i kurajos së një qeverie e cila toleroi kontratat e z. Berisha, pikërisht sepse kërkonte kështu të mbronte kontratat e veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.