A ekziston "ëndrra shqiptare"?

Postuar në 29 Mars, 2019 16:46

Gjatë Konferencës Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas, zv.ambasadori amerikan në Tiranë, Dan Koski citohet të ketë thënë ndër të tjera:

Në Shtetet e Bashkuara, ne kemi “Ëndrrën Amerikane”- idealin me të cilin mundësia dhe prosperiteti janë të disponueshme për të gjithë. Këtu, me ju, po ndërtojmë perspektivën e një “ëndrre shqiptare” për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme të shqiptarëve. Ka shumë punë për të bërë për të krijuar një klimë biznesi që të jetë më mirëpritëse për investitorët. Korrupsioni pengon çdo nivel qeverisjeje. Krimi i organizuar dëmton aktivitetin e biznesit. Dhe një gjyqësor i kompromentuar i largon investitorët. Shqipëria ka bërë një përparim domethënës, por rruga për të ndërtuar “ëndrrën shqiptare” është ende e gjatë.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar atë ëndërr. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të goditur rrjetin e korrupsionit dhe për të çmontuar rrjetet e krimit të organizuar. Së bashku, ne kemi bërë progres që tashmë mund të nxjerrim në pah. Është përparim që do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt për investitorët.

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurt për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon

Ky është një lajm i mirë në vetvete, me ndryshimin se qytetarët shqiptarë thjesht Nuk e Njohin Planin. Mirëpo duke besuar te miqtë amerikanë, që me të vërtetë i janë gjendur Shqipërisë dhe shqiptarëve, na duhet të themi se Miqtë mund të të japing çdo gjë, por Ëndrrën jo. Ajo ose është, ose nuk mund të merret borxh. Për ëndrra në Shqipëri flasin vetëm politikanët, opr ne e dimë nga përvoja se ëndrrat e tyre rrugës vetëm sa zëvendësohen nga realiteti i një pasurimi të madh. Ndoshta zoti Koski e ka fjalën për sondazhet që evidentojnë se shqiptarët në masë dërrmuese mbështetin reformën në drejtësi, por sesi kjo drejtësi e munguar do të vijë nga jashtë, kjo mbetet për t’u parë. A ekziston një ëndërr shqiptare siç thotë zoti Koski? Ndoshta. Sepse ëndërr jo e keqe është që Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri të futen në burg. Dhe me siguri që këtë e dëshiron shumëkush në Shqipëri. Në mos më tepër.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Endrra shqiptare egziston qe ç'ke me të, eshte emigrimi jashte Shqiperise.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.