Ambasadorët mbeten miq të qeverisë, por DASH i vë katër Shqipërisë për trafikun e drogës

Postuar në 29 Mars, 2019 15:08

Shqipëria është burim i kanabisit dhe një vend që përherë e më shumë po kthehet në tranzit të drogave të forta. Konstatimi vjen nga Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë e Luftës Ndërkombëtare kundër Narkotikëve. Zëri i Amerikës i ka lënë hapësirë këtij dokumenti duke zgjedhur pikërisht titullin negative për vendin tonë që përgënjeshtron pretendimet e qeverisë shqiptare.

Roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”

Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë

citon ZA raportin.

Dokumenti mbulon vitin 2018 dhe ofron një panoramë të zymtë të vendit tonë që përndryshe po mbahet me vlerësime pozitive nga përfaqësues të Bashkimit Europian dhe ambasadës amerikane në Tiranë. Askush prej diplomatëve të akredituar në Tiranë nuk flet me gjuhën e raportit dhe as evidenton të dhënat e tij, duke verifikuar një shkëputje të madhe mese linjës zyrtare dhe vlerësimit politik të Shqipërisë dhe qëndrimeve publike të diplomatëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.