Ora e informacionit politik, PS: Politikanët e korruptuar janë hedhur në protestë

Postuar në 28 Mars, 2019 12:30

Taulant Balla është provuar edhe sot si njeriu i duhur për të thënë ato që askush që ka një lloj vlerësimi për veten nuk do t’i thoshte. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u përpoq të hiqte një dallim mes deputetëve të shumicës dhe ish-deputetëve të opozitës:

Një grup politikanësh të korruptuar në përpjekje për të vijuar punën për bllokimin e rrugës europiane të Shqipërisë po protestojnë para Kuvendit. Policia ka mbështetjen tonë për vijimin e punës së vettingut.

Ky ligj ka marrë edhe votën e LSI-së atë kohë kur u miratua, ndërsa PD-ja ishte në gjumë. Ata politikanë të korruptuar urdhërojnë elementë të inkriminuar të godasin policinë

Pra sipas PS-së, qeverisë së saj, të korruptuarit janë tashmë jashtë Parlamentit, kurse të ndershmit janë brenda tij. Nuk është e qartë nëse një gjë të tillë ata që e thonë e besojnë vërtet apo jo, por e sigurtë është se të korruptuarit në politikë janë të shpërndarë në mënyrë homogjene në të gjitha partitë.  Nuk janë vetëm raportet e miqve të qeverisë që vënë gishtin mbi një korrupsion të përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por është edhe logjika e gjërave që sugjeron se korrupsioni është kapilar.

Nëse në Shqipëri ka korrupsion, atë nuk e bën opozita, por së pari qeveria. Opozitën mund ta akuzosh për shumëçka, por të pretendosh dallimin moral me të, do të duhet që t’i marrësh shqiptarët për hajvanë të kategorisë së parë. Me siguri që nuk janë të tillë, pasi po të dëgjosh kryeministrin Edi Rama, shqiptarët janë shumë të zgjuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.