A do mbështesë Shqipëria ShBA në vendimin për njohjen e Lartësive Golan si territor izraelit?

Postuar në 26 Mars, 2019 11:28

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë fakt zyrtar njohjen nga ShBA të Lartësive Golan si territor izraelit. Ai ka firmosur një proklamatë gjatë vizitës së kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë duke kaluar nga fjalët në vepra. 

Trump foli për një hap historik dhe e argumentoi atë me mbrojtjen e Izraelit nga sulmet armiqësore, që vijnë nga Lartësië Golan…Sekretari i Përgjithshëm i OKB, tha qartë se statusi i Lartësive Golan nuk ka ndryshuar. Këtë e deklaroi një zëdhënës i OKB

referon agjencia gjerman Deutsche Welle. 

Vendet arabe, por edhe Turqia, Rusia dhe Gjermania kanë kujtuar se sipas të drejtës ndërkombëtare Lartësitë Golan janë pjesë e territorit të Sirisë. Pak vlerë ka e drejta ndërkombëtare për presidentin amerikan, i cili krijon përshtypjen se bën atë që do në politikën e jashtme. Ai nuk ka dalë nga Siria me humbje, i ka dhuruar Izraelit diçka shumë të madhe, por me gjasë ka mbjellë farën e një konflikti të ri. 

Sjellja e ShBA-së është në arenën ndërkombëtarë është bërë fare e paparashikueshme. Ndërkohë që ky vend po i vë shkelmin parimeve dhe rendit që themeloi vetë, shfaqet me dy qëndrime të kundërta kur vjen puna për interesat e veta. Këshilltari për Sigurinë, John Bolton, kërcënonte në Tuiter, se ShBA nuk do të tolerojë asnjë forcë armiqësore të huaj që synon të minojë demokracinë në Hemisferën Perëndimore. Aludimi ishte për mbërritjen në Venezuelë të trupave ruse, ndërkohë që sot mediat e huaja citojnë instagramin e rivalit të  Maduros, Guaido, ku bëhej thirrje për operacionin “Liria”. Bolton shkon edhe më tej kur i bën thirrje ushtrisë venezueliane të jetë me popullin, diçka që mund të kuptohet si mesazh që ushtria të braktisë kreun e vet. 

Absurditeti i kësaj politike që aplikon dhe ngrihet vetëm mbi forcën qëndron në faktin se ajo nuk mbështetet edhe aq brenda vetë ShBA, një vend që ka vuajtur pasojat e terrorizmit dhe që ka humbur në dekadat e fundit dy luftëra: në Irak dhe në Afganistan. 

Ato kanë implikime edhe për vende si Shqipëria që strehon opozitën iraniane në Tiranë. Vendim për Lartësisë Golan është mirëfilli politikë anti-iraniane, përpara se të jetë proizraelite dhe mbetet për t’u parë nëse Tirana zyrtare do ta përshëndesë vendimin e fundit të Trump. Sot z. Rama ka më shumë nevojë sesa më parë që të mos kundërvihet në asgjë ndaj ShBA-së edhe pse nga krahu tjetër, miku i tij Erdogan është kundër kësaj që po ndodh. Ne pamë situatën e krijuar me rezolutën për Jeruzalemin, sikurse dëshmuam qëndrimin qesharak të z. Rama për Venezuelën, që janë  më shumë personale dhe udhëhiqen nga interesa të ngushta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.