Skenar sirian në Venezuelë. Rusia dërgon trupat e para ushtarake

Postuar në 25 Mars, 2019 11:13

Një tjetër front përplasjeje mes Rusië dhe ShBA-së është krijuar në Venezuelë. Pas javësh përplasjeje në rrugët e Caracasit dhe pas dështimit të planit të dorëzimit të shpejtë të presidentit Nicolas Maduro, Kremlini ka menduar të ndërhyjë në një formë të ngjashme si në Siri. 

Mediat raportojnë mbërritjen në Venezuelë të ushtarakëve rusë që do të bashkëpunojnë me trupat qeveritare për mirëmbajtjen e pajisjeve, trajnimin dhe strategjinë. Caracasi zyrtar ka pranur publikisht ndërhyrjen e Rusisë pasi në media u publikuan foto të një avioni me flamur rus të ulur në aeroportin e Maiquetia në Caracas. Sipas gazetarëve vendas në Venezuelë kanë mbërritur rreth 100 ushtarë rusë të drejtuar nga gjenerali Vasily Tonkoshkurov, kreu i Drejtorisë së Mobilizimit të Ushtrisë Ruse. 

Rusia dhe Kina janë sot aleatët kryesorë të Maduros, ndaj të cilit ShBA ka bërë thirrje për dorëheqje dhe madje ka organizuar edhe grushtin e shtetit të udhëhequr nga kryetari i Parlamentit Juan Guaidó. 
 Në datën 28 prill është paraljmëruar përshkallëzimi i sanksioneve nga ShBA, blerësi më i madh i naftës venezueliane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.