Trump del i pastër pas hetimit dy vjeçar. Asnjë bashkëpunim me rusët

Postuar në 24 Mars, 2019 23:32

Donald Trump ka dalë i pastër nga hetimi i Prokurorit të posaçëm, Robert Mueller. Mediat kryesore të huaja, mes të cilave edhe ato që kanë qenë hapur kundër presidentit aktual amerikan, kanë qenë të detyruara të raportojnë se raporti i Mueller nuk ka nxjerë asnjë implikim për bashkëpunimin e fshehtë të Trump me Rusinë gjatë fushatë presidenciale të vitit 2016. Po kështu Prokurori nuk ka mundur të gjejë gjurmë për bashkëpunimin e ndonjë prej ndihmësve të Trump, ndërkohë që ai ka hedhur poshtë çdo pretendim se Treump ka ndikuar apo frenuar në ndonjë mënyrë apo tjetë drejtësinë në ktë çështje.

Mediat citojnë një letër prej katër faqesh të Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, drejtuar Kongresit sipas të cilës

ky raport nuk konkludon se presidenti ka kryer ndonjë krim, por as nuk e çliron atë

Prokuroria ka vendosur që në dritën e gjetjeve të raportit, përpiluar pas një hetimi dy vjeçar, të mos hapë çëhstje penale për Trump për asnjë nga akuzat e ngritura.

Barr ka patur presione nga të dyja palët politike në SHBA që të publikojë raportin të plotë, ndërkohë që kreu I Komisionit të Drejtësisë në Kongres, Jerrold Nadler, ka kërkuar që Barr të paraqitet në seancë dëgjimore.

Vetë Trump e ka cilësuar raportin një fitore, që e çliron atë nga të gjitha akuzat e ngritura e që kan provokuar një luftë politike gtë paprecedentë në SHBA.

Është një turp që vendi ynë duhet të kalojë këtë situatë, për të qenë i ndershëm është një turp që presidenti juaj të kalojë këtë situatë dhe kjo nisi që përpara së të zgjidhesha

citohet Trump.

Prej krahut republican lufta e ngritur me Mueller, por që filloi më herët me ish-drejtorin e Byrosë Federale James Commey i cili në maj të vitit 2017 nxori në media memon e një takimi të tij me Presidentin, ku i kërkohej që të pushonte hetimin për ish-Këshilltarin e Siggurisë Kombëtare, Michael Flynn. Bashkë me dëshminë para kongresiot, Comey në vetvete u bë personi kyç i hetimit për pengimin e drejtësisë nga Trump, por që ka rezultuar një fiasco. Dhe kjo fiasko mund të ketë pasoja politike një prej të cilave është rikonfirmimi në një mandate të dytë për Trump. Mediat amerikane po qarkullojnë disa emra për kandidat për president nga ana e PArtisë Demokratike, por përveç Sanders që u provua se nuk fitoi brenda saj në vitin 2016, në skenë ka ridalë ish-zv.presidenti Joe Biden, i cilësuar nga shumëkush si një zgjedhje e dështuar.

Për më shumë lexoni dhe te kripurën e posaçme në lidhje me këtë temë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.