Ballkanizimi i rrezikshëm i Europës*

Postuar në 24 Mars, 2019 11:32
Ivajlo Ditchev - Antropolog

 

Ballkani është sinonim i ndarjes dhe konflikteve. Të gjitha kombet e reja të rajonit kanë patur mbështetjen e fuqive të mëdha pas rënies së Perandorisë Otomane dhe asaj Austro-Hungareze. Përfundimi: Nuk arritën të formonin elitat e tyre, të cilat do të duhej të kishin edhe legjitimitetin që kërkohej.

Zakonisht klasat politike shfaqeshin nga askundi dhe përpiqeshin të konsolidoin praninë e tyre me mbështetjen e fuqive të huaja. Nga ky prizëm, rumunët konsideroheshin rajon i Francës, serbët dhe bullgarët konkurronin me njëri-tjetrin për dashurinë e Nënës Rusi, grekët dhe turqit u afruan Britaninë e Madhe, boshnjakët dhe kroatët me Austrinë.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, asnjë rajon tjetër në Evropë nuk kishte kaq shumë linja kufitare të kushtëzuara nga influencat dhe varësitë politike. Kufij midis Jugut të mbetur në NATO dhe veriut, i cili i ishte bashkuar Paktit të Varshavës. Një Jugosllavi e pabindur, një Greqi vend i BE-së, një Bullgari pro-ruse dhe Rumaninë që Çaushesku e distancoi nga Bashkimi Sovjetik. Për një periudhë kohe edhe Shqipëria ishte nën ndikimin e Kinës largët, deri sa zbuloi se ajo tradhtoi trashëgiminë e komunizmit, kështu që vendosi të luftojë r vetme kundër të gjithëve. Grindjet mes padronët politike të vendeve të Ballkanit shkaktuan tensione të brendshme deri në konflikte të armatosura.

Periudha pas Luftës së Ftohtë ishte më e paparashikueshme

Ky fragmentim, e cila pengoi krijimin e një hapësire uniforme ekonomike në rajon vazhdon. Le të shohim se çfarë ndodh në BE-në e sotme: Ballafaqimi i së majtës dhe së djathtës, konservatorëve dhe forcave liberale, ka hapur rrugë për konflikte me koordinata gjeopolitike përtej kufijve të zonës evropiane, ku elitat kombëtare kërkojnë mbështetjen e fuqive të mëdha siç ndodhi në shekullin e 20-të në Ballkan. Vetëm se sot ekuilibrat janë më të brishtë dhe më të paqëndrueshëm. Shkëputja amerikane nga Evropa nisi me Barack Obamën dhe u shfaq hapur me ardhjen e Donald Trump. Kjo nxiti Francën dhe Gjermaninë të kërkonin autonomi më të madhe në sektorin e mbrojtjes. Vende të tjera, si Polonia, janë të bazuara në marrëdhëniet me SHBA. Vizita e presidentit amerikan në Varshavë ishte vetëm një lloj shpërblimi për ethnolaikistes polake.

Akoma edhe me shokuese janë  flirtet e vendeve evropiane me "perandorinë e Vlantimirn Putin." Nga Italia në Estoni parti nacionaliste të ekstremit të djathtë  janë duke testuar nervat e  BE-së duke shfaqur një afrimitet të pazakontë me Moskën. Nga Bullgaria në Letoni ish-komunistët janë nostalgjikë për regjimin e vjetër. Disa reagojnë ndaj sanksioneve evropiane pas aneksimit të Krimesë, të tjerët shpresojnë që të shpërblehen me gaz të lirë dhe centrale të reja bërthamore. Të tjerët si Marine Le Pen në Francë, Matteo Salvini në Itali ose Volen Siderov në Bullgari, kanë marrë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare nga Moska. Emëruesi i përbashkët i klientelëve të fuqive të mëdha është të marrin mbështetjen e këtyre forcave në mënyrë që të rivalizojnë me konkurrentët e tyre në BE Kjo është pikërisht ajo që kishin bërë vendet ballkanik e për më shumë se një shekull..

Lufta kundër 'burokracisë evropiane'

Protagonist i ri në sinergjinë ndërkombëtare është sigurisht Kina. Hyri në Zonën Ekonomike Evropiane, jo vetëm me mallra të lira që mbytën prodhuesit vendor, por edhe me investime agresive të realizuara me para publike. Kulmi i kësaj strategjie është dimensioni faraonik i “Rrugës së Mëndafshit”. BE-ja është duke u përpjekur më kot për të kontrolluar shtrirjen e gjigandit aziatik, po ashtu dhe unitetin e Evropës. Italia së fundi vendosi të bashkohet me nismën e Rrugës së Mëndafshit, duke injoruar paralajmërimet e Komisionit Evropian. Më herët edhe Greqia ka pranuar investimet kineze, dhe këtë shembull duan të ndjekin dhe vendet e Evropës Lindore. A është ky vetëm një demonstrim i realizmit ekonomik? Apo ndoshta disa politikanë evropianë janë duke u përpjekur për të kompensuar legjitimitetin në rënie, duke kërkuar aleatë të fortë në një luftë heroike kundër "Euro-burokracisë"? Më parë Evropa ishte qendra e fuqisë botërore. Sot ajo është thyer nga forcat rivale dhe mbrojtësit e diskutueshëm. Historia po na mëson se ku po na çon ballkanizimi.

Marrë nga DW

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.