Zv/ambasadorja e SHBA: Gabohet kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar

Postuar në 21 Mars, 2019 10:40

Një deklaratë me kontekst të qartë për situatën politike që po kalon vendi lëshoi sot zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses-One, teksa mori pjesë në një aktivitet për 10-vjetorin e anëtarësimit të Shaipërisë në NATO. Ajo iu referua reformës në drejtësi, duke thënë se gabohet kush mendon se reforma në drejtësi ka dështuar.

“Shqipëria të bëjë progres në reformat e saj. Janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, sundimi i ligjit, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Lajm i mirë është se po ecën në rrugën e duhur. Reforma në drejtësi është në rrugë e sipër, do t’i falë Shqipërisë një drejtësi transparente”,-deklaroi zv/ambasadorja.

Është e paqartë se kujt i është drejtuar diplomatja amerikane, por ky qëndrim pritet të përdoret nga mazhoranca në një situatë ku është opozita që shigjetohet se gjithçka po bën lidhet me frikën e saj kundër reformës në drejtësi. Moses-One u shpreh po ashtu se Rusia është një nga kërcënimet për vendet e NATO-s, por jo e vetmja dhe se SHBA-të janë të angazhuara të mbrojnë vlerat e aleancës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.