Karaxhiç priste lirimin, por zbrazi përfundimisht valixhet

Postuar në 20 Mars, 2019 19:42

Gjykata e Apelit të Hagës rriti dënimin për ish-kreun serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç nga 49 vjet burg në burgim të përjetshëm. 
Radovan Karaxhiç ka qenë psikiatër, poet, president, mjek popullor, por do të mbetet në histori si një nga urdhëruesit e krimeve më të tmerrshme që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse Karaxhiç priste lirimin, shkalla e dytë e drejtësisë ndërkombëtare shpalli burgim të përjetshëm bazuar mbi "brutalitetin sistematik" të krimeve të urdhëruara prej tij në vitet 1992-95, veçanërisht gjatë rrethimit të Sarajevës dhe masakrës së Srebrenicës ku u vranë mbi 8 mijë persona. "Ai dukej i bindur aq shumë për pafajësinë e tij, saqë kishte bërë valixhet gati, duke menduar se do të largohe si njeri i lirë"-theksoi një prej burimeve të Gjykatës.  73 vjeçar, Karaxhiç është në Burgun e Hagës nga viti 2009.

I shpëtoi për 13 vjet arrestimit, por u vu në pranga në korrik të vitit 2008 brenda një autobusi në periferi të Beogradit, tre vjet para liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic, i cili u dënua në vitin 2017 me burgim të përjetshëm. Karaxhiç u dënua më në fund për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.