Koncesioni Thumanë-Kashar, Gener 2 padit qeverinë shqiptare

Postuar në 19 Mars, 2019 14:53

 

Më 21 janar të këtij viti, ministrja e sapoemëruar e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi atë që ajo e quajti “ndërprerje e procedurës së patneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar”. Në daljen e vet publike ministrja shtoi edhe këtë fjali:

Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati

Por ky akt administrativ nuk ka kaluar pa reagime. Dokumente të disponuara nga ResPublica provojnë se kompania Gener 2, e cila ishte vlerësuar si ofertuesja më e mirë për projektin, ka paditur në Gjykatë Ministrinë e Energjetikës dhe Infrastrukturës duke kërkuar anullimin e këtij urdhëri. Konkretisht, ministrja ka firmosur urdhërin nr. 42 që ndërpret procedurën në fjalë, i cili është zyrtarizuar vetëm më datën 25 janar, pra katër ditë pasi ministrja njoftoi publikisht aktin.

Në padinë e vet, të cilën e ka firmosur edhe një kompani tjetër, G2 Infra, arsyetohet se qeveria shqiptare ka shkaktuar dëm ndaj dy kompanive, të cilat në fakt në kërkesën e tyre nuk kërkojnë zhdëmtim, por anullimin dhe shfuqizimin e urdhërit nr. 42 dhe vijimin e procedurës për dhënien me koncesion të aksit në fjalë.

Kompania Gener 2 e biznesmenit Bashkim Ulaj, sjell disa argumente për padinë e saj: së pari se ka qenë qeevria shqiptare që me VKM-në nr. 634, datë 1 tetor 2014 ka përcaktuar rregullat dhe ka vlerësuar dhënien me konçesion për kompaninë që ka paraqitur një propozim. 

Së dyti përmes këësaj VKM-je është miratuar bonusi për kompaninë, janë ftuar kompanitë për të bërë oferta,  është njoftuar zyrtarisht fituesi me shkresën nr. 8879, datë 02.07. 2018 nga MIE. 

Gener 2 ka edhe një pikë tjetër të fortë me vete: autoriteti kontraktor ka lidhur kontratën konçesionare para noterit dhe ajo ka nr. 2222 rep. 1151 kol, datë 19.10.2018. Kontrata priste vetëm një Vendim të Këshillit të Ministrave për të hyrë në fuqi.

Urdhëri i ministres Balluku i ka dalë përpara dhënien së konçesionit, pasi ai ka ndaluar de facto dhe de jure përcjelljen e kontratës për miratim në Këshillin e Ministrave, duke ndaluar në fakt hallkën finalizuese. Kompania arsyeton se për cilat arsye paraqitet para gjykatyës dhe jo në Komisionin e Prokurimit Publik, ndërkohë që paraqet pretendime për dëme të mëdha që janë shkaktuar për shkak angazhimeve që ka ndërmarrë me konsulentë dhe nënkontraktorë:

thuhet në kërkesë padi.

Duhet vënë në dukje se pas kontratës qëndron interesi i vetë kryeministrit i cili përmes një video të shpërndarë më 3 korrik 2018 promovonte rrugën në fjalë, pra vetëm një ditë pasi Ministria kishte shpallur fitues Gener 2. Çfarë ndodhi me këtë projekt që u anullua? Kjo është e paqartë, por tashmë duket se procedura është në gjykatë. Kujtojmë fjalinë e mësipërme të ministres Balluku:

…projekti është gati

Nëse projekti është gati dhe atë e ka realizuar Gener 2, qeveria nuk mund ta koncesionojë me kompai tjetër pasi shkelet pronësia intelektuale. Nëse projekti është bërë më parë nga vetë agjencitë qeveritare, atëherë ai duhet zbardhur për të parë edhe kostot e realizimit që janë parashikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.