E pazakontë/Bruno Vespa viziton Shqipërinë. Do intervistohet nga Kryeministri Rama në ERTV

Postuar në 19 Mars, 2019 03:29

Zbardhet një ndër elementët taktikë të manovrës anti-protestë të kryeministrit Edi Rama. Burime pranë zyrës së komunikimit në Kryeministri bëjnë me dije për “Të Kripura” se së shpejti do të vizitojë Tiranën Bruno Vespa. Gazetari italian që moderon emisionin “Porta a Porta” do të vijë së shpejti me ftesë të kryeministrit Edi Rama, që e bërë këtë propozim gjatë kohës që qëndroi në Itali për t’u intervistuar nga një pjesë e mediave të vendit fqinj.

Burimet shtojnë se z. Vespa dhe z. Rama do të drekojnë së bashku për të vijuar mandej me suprizën e vërtetë. Ditën e protestës së radhës në Tiranë, z. Rama do të intervistojë gazetarin italian, intervistë që do të përcillet Live nga ERTV.

Me nuhatjen e sensacionit, lëvizja në fjalë presupozohet se do të zhvendosë vëmendjen. Ky është hapi i parë në karrierën gazetareske televizive të z. Rama që ka menduar të ndryshojë edhe dekorin e studiove të ERTV. Ai ka marrë shkas nga ideja e Tërmet Peçit që ka pikturuar në murin e palestrës së Tepelenës të gjithë ish-basketbollistët, përfshirë z. Rama, për të vendosur si sfond intervistat e rëndësishme.

Burimet spekullojnë se presidenti do t’i akordojë z. Vespa Medaljen e Shqiponjës, me motivacionin: Për shikim të qartë dhe shquarje të saktë të zhvillimeve politike të Shqipërisë nga distanca të largëta.

Shaptilografisti

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.