Dorëhiqet pas 30 vjetësh në detyrë, presidenti kazak Nazarbayev

Postuar në 19 Mars, 2019 16:35

Presidenti 78 vjeçar i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev ka dhënë dorëheqjen pas 30 vjetëve në pushtet.

Kam marrë një vendim që nuk ishte i lehtë për mua, që të dorëhiqem si president. Si themelues i pavarësisë së Kazakistanit e shoh detyrën time te lehtësimi i ngjitjes së një brezi të ri liderësh që do të vazhdojnë reformat që janë duke u kryer në vend

tha ai në një mesazh televiziv.

Veprimi i tij ka kapur në befasi partnerin e tij të ngushtë në Kremlin, presidentin Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov pranoi se ka patur një telefonatë mes Nazarbayev dhe Putin të martë, por nuk shpjegoi asgjë rreth përmbajtjes së saj.

Nga ana tjetër, kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit rus, Valentina Matvienko, e cilësoi dorëheqjen si një veprim të papritur dhe shumë serioz. Presidenti kazak do të pasohet në detyrë nga kreu i Parlamentit, Kassym – Jomart Takayev që do të marrë funksionet përkohësisht. Ai ka qenë më herët ministër i Jashtëm dhe kryeministër. Nazarbayev do të qëndrojë ende në detyrën e kryetarit të Këshillit të Sigurisë dhe në krye të partisë së shumicës, Nur Otan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.