Bugajski: Thaçin e ka mashtruar Putini

Postuar në 16 Mars, 2019 11:36

Në një opinion të publikuar sot në gazetën “Dita”, analisti i njohuri çështjeve rajonale Janusz Bugajski shkruan se përpjekja e Rusisë në Ballkan synon përçarjen e vendeve të tij. 

Mediat e kanë ngushtuar perspektivën e analizës duke gjetur titullin spekullues: Rusia po përçan shqiptarët. Titulli nuk është spekullues vetëm në këtë drejtim, por edhe në faktin se ai lë të kuptohet se pjesë e kësaj përpjekjeje janë edhe shqiptarët në Shqipëri. Në fakt Bugajski e ka për Kosovën më së shumti ku po konsumohet një krizë institucionale rreth heqjes apo jo të taksës ndaj mallrave serbe. Lidhur me këtë fakt, analisti bën vetë këtë spekullim: 

Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj në Kosovë kanë shprehur pozicione diametralisht të kundërta në lidhje me ndryshimin e kufijve. Ndërkohë që Haradinaj është vendosmërisht kundër, Thaçi ka qenë më mbështetës. Pasi u takua me Presidentin Putin, ai duket sikur beson që Rusia do ta njohë Kosovën dhe do ta lejojë të hyjë në Kombet e Bashkuara pasi të zbatohet një marrëveshje me Beogradin e cila do të përmbante rregullimet e kufijve. Ja vlen të përmendim që udhëheqësi i Rusisë rregullisht u pëshpërit dezinformata udhëheqësve të huaj për të testuar reagimet e tyre dhe për të mbjellë ide që i përshtaten interesave të Kremlinit

Bugajski nuk sjell ndonjë rast konkret për historinë e pëshpërimave të Presidentit Putin që kosniderohet se vazhdon personalisht avazin e vjetër të agjentit në terren. Mashtro njërin, manipulo tjetrin, Presidenti po ia lehtëson punën shërbimeve të veta sekrete. Të paktën kjo thuhet në analizat që vërdallosen në Ballkan, ku çdo histori ngjan e besueshme.

Për ta besuar edhe ne këtë qasje të Bugajskit, të paktën një gjë e kuptojmë: presidentin e Kosovës e kanë mashtruar keq dhe ai i ëhstë futur detit me këmbë në rastin e marrëveshjes kufitare me Serbinë. E paqartë mbetet megjithatë se kush i ka mashtruar të tjerët që e mbështesin këtë ide si kryeministrin Edi Rama p.sh?  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.