Tradhëtimi i parimeve demokratike nga OSBE-ja

Postuar në 15 Mars, 2019 14:20
Stephen Schwartz

Çfarë është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë? Shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar për të dhe s’ka dyshim se këtu hyn edhe Trump. Në ndryshim nga NATO-ja me 29 anëtarë të cilën Trump e përçmon, OSBE-ja ka 57 anëtarë bazuar në një përkufizim të vagullt të Europës. Po ashtu, në ndryshim nga NATO-ja që ka selinë qendrore në Bruksel(me BE-në), OSBE-ja operon nga Vjena në Austri. NATO-ja bën bashkë demokracitë, për të cilat Trump ka mospërfillje.

Në OSBE bëjnë pjesë regjime tiranike dhe të korruptuara, përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Uzbekistanin, Turkmenistanin dhe Taxhikistanin.  Këtë diktatura mafioze qëndrojnë në regjistrin themeltar të OSBE-së sepse ky entite u krijua kur Bashkimi Sovjetik u ngrit kërcënueshëm mbi Europën Perëndimore? A ishte Bashkimi Sovjetik “Europian“? Është Rusia “Europiane“?

Po më tej? Kjo është pyetja e përjetshme në kohë si këto. 

Rrjeti i vlerësuar BIRN ka zbuluar punësimin e zgjeruar të terroristëve serbë, rekordi i të cilëve në masakra shokoi botën në vitet ’90, në Hordhinë Blu të Putinit në Ukrainën Lindore. Ukraionofobia motivon Putinin Blu në përdorimin e tij të Trumpit. BIRN zbuloi se tetë njësi të Putinit Blu që vrasin civilë të pafajshëm në Ukrainë, kanë anëtarë serbë. Kjo bën kuptim, në atë që skenari rus në Ukrainë riprodhon ekzaktësiht atë që bëri Millosheviçi në ish-Jugosllavi, apo Moska në Mongoli, Spanjë, shtetet balltike, në Europë pas LIIB, në Kore, Indokinë, Afganistan, Bullgari, Kaukaz, Armeni, Karaibe, Amerikën Qendrore, Afrikë dhe tani në SHBA. Në të vërtetë Marksi dhe Bakunini vunë re të njëjta metoda në zbatim qysh në shekullin e 19-të. Me kushtet e veta klimetarike, Rusia nuk mund të zhvillojë një ekonomi të madhe dhe i duhet në mënyrë të vazhdueshme të kanibalizojë fqinjët dhe rivalët e vet. Është një parazit global – një imazh që Rusia ia atribuon në mënyrë false Amerikës, Gjermanisë, Izraelit dhe Vatikanit.

OSBE-ja ka mbajtur një mision të paarmatosur, civil dhe të posacëm monitorues në Ukrainë që nga viti 2014. Por si shumica e kufizimeve të tjera politike ndaj Rusisë, kjo ëhstë një mbështetje e dobët. Në këtë kuptim, OSBE-ja i përmbahet modelit që ka ndjekur dhe që e kam vëzhguar nga afër në Bosnje Hercegovinë, Kosovë dhe Uzbekistan. E mbaj mend mirë sesi perëndimorët e bezdisshëm e portretizonin OSBE-në si shpëtimtare të paqes në Ballkan dhe ndihmë për demokracinë në Azinë Qendrore. Se çfarë gjëje tjetër pozitive mund të pritej nga një trupë në të cilën Rusia ka një rol kaq prominent kjo sot mund të duket e dyshimtë, por asokohe e gjithë bota imagjinonte një të ardhme për mjedisin moskovit si demokraci, falë Mikhail Gorbachev dhe New York Times e portretizonte Millosheviçin së pari si një reformator serb, pak a shumë siç bëri më vonë me Muhammad bin Salman.

OSBE-ja tradhëtoi parimet demokratike që respektohen në Perëndim. Siç kam dëshmuar sjelljen e saj në Sarajevë, Prishtinë dhe Tashkent, ajo i ngjan një pelerine prej letre të lagur në shi. Nuk bën asgjë për të përhapur demorkacinë dhe në mjaft vende e kufizon atë.

Sarajeva ishte prej kohësh një qendër kulturore në ish-Jugosllavi dhe me rënien e komunizmit kthimin e agresionit imperialist serbo-rus, gazetaria lulëzoi. Drejtuesit e mediave shqip të Kosovës udhëhoqën betejën kundër serbofashizmit; shumë prej tyre u detyruan të largohen, por ata u kthyen pas çlirimit të Kosovës nga NATO më 1999 dhe ushqyen një skenë mediatike të cilën do ta kishte zili çdo vend i zhvilluar.

Por unë pashë sesi funksionarët e OSBE-së, përkundër kundërshtimeve të mia si një gazetar dhe aktivist në unionet e gazetarëve, goditën punëonjësit e mediave në Kosovë dhe në Bosnje. Këto fushata për të denigruar profesionalizmin, etikën dhe identitettin e reporterëve në Ballkan nuk kishin një bazë racionale.

Një prej pjesëmrrësve në politikbërjen e OSBE-së në Bosnje ishte një amerikane, Tanya L. Domi, një asistent profesore dhe bashkëpunëtore e Institutit Harriman. Biografia zyrtare e Domit përshkruan punën e saj politike në Bosnje Hercegovinë “në zbatim të Marrëveshjes së Dejtonit për misionin e OSBE-së 1996-2000, ajo shërbeu në pozicionin e Këshilltares së ambasadorit Robert Barry dhe si Kryetare e Komisionit të OSBE-së për Ekspertët e Medias“.

I praishëm në Sarajevë në atë kohë, unë kisha mundësinë të shihja Domin që ndiqte politikën ndërkombëtare në Ballkan. Pashë sesi ajo dhe kolegët e saj dëmtonin autoritetin e sipërmarrjeve mediatike siç ishte p.sh e përditshmja e shkëlqyer e Sarajevës „ OSLOBODJENJE“(Çlirimi). Domi dhe kohorta e saj ndërhynin në mënyrë persistente në procesin e rindërtimit të televizioneve informative në Bosnje.

OSBE-ja i përmbahej një argumenti sipas të cilit të gjitha palët ishin njësoj fajtore për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe që i ofruan botës një spektakël brutaliteti që nuk ka precendet që nga koha e pushtimeve naziste. Gazetarët boshnjakë, të njohur për empatinë dhe ndershmërinë e tyre, kolegët e tyre, shqiptarë të Kosovës që u specializuan në Perëndim ndërkohë që u dëbuan nga Serbia, u dorëzuan ndaj të njëjtës histore të ndyrë sikurse propagadistët serbë. “Media“ serbe agjitoi për ndarje etnike, duke lëshuar akuza homofobike, duke akuzuar të gjithë kritikët se ishin kundërshtarë fashistë dhe ushtarë të Gjermanisë dhe duke shpallur se Beogradi kishte zhvilluar armë të reja dhe teknologji që do të shkatërronin Kroacinë dhe Bosnjen.

OSBE-ja imponoi një çensurë të ashpër dhe absurde në Sarajevë. Kjo përpjekje dështoi në Kosovë. Por OSBE-ja, njësoj si Satanai, nuk fle kurrë. Nuk ka bërë asgjë pozitive në Ukrainë. Amerika dhe bota kanë nevojë për NATO-n. Në opinionin tim, bota mund të bëjë pa OSBE-në.

Burimi: Islamicpluralism.org

*Përkthimi dhe titulli: ResPublica 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.