Përballje, jo thjesht protestë

Postuar në 15 Mars, 2019 11:38

Kryeministri do i përvidhet sërish protestës së opozitës. Deputetja Ermonela Felaj njofton se në datën 16 mars Edi Rama do të ketë në Berat në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. 

Lëvizjet e kreut të qeverisë tashmë janë të zbardhura. Ai nuk do të lejojë në asnjë rast që të vendoset si objektiv i drejtpërdrejtë i protestës, përshkallëzimi i së cilës do ta detyrojë atë të vihet në krye të zbatimit të planit të masave për përballimin e saj. Këtë detyrë z. Rama i aka ngecur ministrit të Brendshëm që nuk kursehet në hedhjen e gazit lotsjellës. 

Nëse shohim protesta e shkuara ato kanë sjellë kosto për qeverinë dhe z. Rama personalisht. Kryeministrit i është dashur shumë mund që të propagandojë gjithfarë gjërash me synim izolimin e protestës por kjo propagandë nuk ka ngjitur. 

E vetmja që ka bilanc nga protestat është opozita e cila nuk mund të kthehet pas. Ndaj tonifikimi i protestës, me akte të forta kundërvënieje janë taktikisht një domosdoshmëri që të asgjësojnë normalitetin e rremë që marketon qeveria dhe mediat e saj. Është shumë e qartë se lufta e nervave është elementi strategjik i përballjes dhe atë nuk mundet kurrsesi ta fitojë pushteti. Kjo jo për të mirën e opozitës, por për interesin e mbarë shoqërisë. Aktet e dhunës nuk drejtohen kundër mureve dhe fasadave, as policisë. Kjo u pa në protestat e shkuara. Ato janë akte që mishërojnë kundërvënien ndaj një qeverie “të korruptuar në të gjitha nivelet”. Dhe një dhunë e tillë nuk destabilizon Shqipërinë, por dëmton një qeveri që nuk ka legjitimitet politik dhe moral. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.