Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë arritur të kthejnë kahun e Kohës

Postuar në 14 Mars, 2019 11:12

Kërkues të Institutit për Fizikën dhe Teknologjinë në Moskë deklarojnë se ia kanë dalë që të ndryshojnë kahjen e lëvizjes së kohës. Një pretendim që nëse konfirmohet dhe nëse gjen zbatime praktike do të ndryshojë paradigmat e shkencës. Sipas njoftimeve të mediave të specializuara në fushën e shkencës, kërkuesit, që kanë zhvilluar eksperimente në bashkëpunim me kolegë amerikanë dhe zviceranë, kanë arritur që të kthejnë gjendjen e një kompjuteri kuantik një sekondë në të shkuarën. Pra një sekondë pas. Të njëjtët kërkues kanë përllogaritur mundësinë që një elektron që lëviz në hapësirën ndëryjore boshe të mund të kthehet spontanisht në të shkuarën e afërt.

Ky është një nga punimet në serinë e punimeve për mundësinë e thyerjes së ligjit të dytë të termodinamikës. Ky ligj është i lidhur me nocionin e shigjetës së kohës që pohon drejtimin unik të kohës nga e shkuara drejt së ardhmes

është shprehur drejtuesi i studimit, Gordey Lesovik. 

Ne e filluam duke përshkruar të ashtuquajturën makinën e llojit të dytë lokale, të lëvizjes së përhershme. Pastaj në dhjetor, ne publikuam një studim që trajtonte thyerjen e ligjit të dytë përmes një pajisjeje të quajtur demoni i Maksuellit. Studimi më i fundit i qaset të njëjtit problem nga një kënd i tretë: kemi krijuar një gjendje artificiale që evoluon në drejtim të kundërt me shigjetëm termodinamike të kohës

ka shtuar studiuesi në fjalë. 

Për të arritur në rezultatin e kërkuar që është pikërisht invertimi i kohës, shkencëtarët vendosën që të vëzhgojnë nëse një gjë e tillë është e mundur për një grimcë të vetme për një fraksion sekonde. Elektroni në hapësirën boshe ndëryjore është shembulli. 

 
Imagjinoni që elektroni është i lokalizuar në momentin kur ne nisim ta vëzhgojmë atë. Kjo do të thotë se ne jemi thuajse të sigurtë për pozicionin e tij në hapësirë. Ligjet e mekanikës kuantike ndalojnë që ne ta dimë këtë gjë me precizion absolut, por ne mund të dallojmë një rajon të vogël brenda të cilit elektroni është lokalizuar. Evolucioni i gjendjes së elektronit rregullohet nga ekuacioni i Shrëdingerit. Sipas këtoj ekuacioni rajoni që përmban elektronin do të zgjerohet shumë shpejt duke tentuar të bëhet më kaotik. Kjo e rrit pasigurinë mbi pozicionin e elektronit

shprehet bashkëautori Andrey Lebedev.

Por ekuacioni në fjalë që në fakt shpjegon një gjendje të caktuar sipas autorëve të studimit është I prapakthyeshëm. Kjo sipas një tjetër kërkuesi, Valerii Vinokur ndodh përmes një shndërrimi të caktuar të quajtur konjugimi kompleks në të cilin ekuacioni do të përshkruajë një elektron “të përhapur” i lokalizuar pas në një rajon të hapësirës përgjatë të njëjtës periudhë kohe. 

Ndonëse ky fenomen nuk vëzhgohet në natyrë, ai mund të ndodhë teorikisht për shkak të një fluktacioni rastësor të sfondit mikrovalor që depërton universin

shpjegon Vinokur. 

Nga llogaritjet e bëra rezulton se mundësia për të vëzhguar një elektron “të shpërhapur” spontanisht në të shkuarën e afërt, përgjatë një fraksioni sekonde, është jashtëzakonisht e vogël. Për të gjithë kohëzgjatjen e universit të njohur që është 13.7 miliardë vjet, në 10 miliardë elektrone të lokalizuar çdo sekondë, evolucioni në krah të kundërt i gjendjes së grimcës do të ndodhë vetëm një herë. Dhe edhe në atë rast, elektroni do të udhëtojë vetëm 1/10 000 000 000 e sekondës pas në kohë. 

Hipoteza u rikonfirmua edhe nga një eksperiment i katërt me një kompjuter kuantik i përbërë nga dy - tre elementë të quajtur kubite supërpërçues. Eksperimenti konsiston në katër faza: rregulli, degradimi, prapësimi i kohës, rigjenerimi, faza që përkojnë me gjendjet e elektronit sipas përcaktimit të vendndodhejs, kalimit në gjendje kaotike, evolucionit prapakthyes dhe rifillimit. Ajo që ndodh pra por që nuk mund të vëzhgohet. Sipas shkencëtarëve në kompjuterin me dy kubitë rikthimi në gjendjen fillestare u komfirmua në 85% të rasteve, kurse për kompjuterin me tre kubite në 50% të rasteve. Kjo shpjegohet me gabimin tekonologjik të makinës që vepron mbi çdo pajisje. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Kemi krijuar nje gjendje artificiale", "ky fenomen... mund te ndodhe teorikisht". Kaq mjafton nga teksti, qe edhe me budallai te kuptoje se behen lojra fjalesh! Nese ata shkojne nga rregulli ne kaos, kjo nuk do te thote se koha u kthye mbrapsh, por se atyre nuk u rri -me nder- bytha rehat, duke i ngacmuar elektronet apo atomet. Koha nuk ka si te kthehet mbrapsh, sepse ajo eshte nje abstraksion dhe jo objekt real. Levizja e dickaje mund te kthehet mbrapsh, por jo abstraksioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.