PE vazhdon lojën "ngriva-shkriva" me Turqinë

Postuar në 13 Mars, 2019 20:57

Me 370 vota pro Parlamenti Evropian i kërkoi Komisionit të pezullojë negociatat e pranimit me Ankaranë.Kjo, duke iu referuar situatës lidhur me  sundimin e ligjit në Turqi ku vihet re rritje e kontrollit të ekzekutivit mbi autoritetet gjyqësore dhe ndërhyrjet politike në drejtësi.

Po ashtu përmenden masat  arbitrare që kufizojnë lirinë e shprehjes dhe medias. Në të njëjtën kohë, raporti dënon mbylljen e më shumë se 160 media dhe numrin e madh të arrestimeve të gazetarëve. PE megjithatë ka vetëm një rol konsultativ dhe vendimi përfundimtar për të ndaluar bisedimet e pranimit do të merret nga shtetet anëtare në Këshillin Evropian.

Duke komentuar lajmin, përfaqësuesi i partisë në pushtet AKP në Turqi, Omer Çelik tha se vendimi për të ngrirë negociatat është i "padobishëm" dhe tregon "prirjet ideologjike" të Parlamentit Evropian. Raporti po ashtu kërkon Komisionit të përdorë fondet e para-pranimit për mbështetjen e shoqërisë civile në Turqi.

Ai gjithashtu lë të hapur derën për përmirësimin e  Bashkimit Doganor midis Turqisë dhe BE-së, në pajtueshmëri me disa kushte të rëndësishme. Rezoluta e Parlamentit Europian megjithatë është pro vazhdimit të dialogut demokratik me Turqinë. Një fjali që përsëritet në disa raporte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.