Axhenda publiçitare e Veliajt, festa të triumfojë mbi protestën e 16 marsit

Postuar në 12 Mars, 2019 18:50

Erion Veliaj  rikonfirmoi veten ndoshta si personazhi më qesharak në historinë e tranzicionit, duke përshtatur  deri kalendarin e festave me axhendat e tij publiçitare, në një operacion imazhi që ka ndërmarrë për falsifikimin e vetvetes që prej ardhjes në krye të bashkisë së Tiranës.

Një rol me të cilin nuk bindi asnjëherë se është ai që kërkon të prezantohet. Ka diçka që nuk shkon në mimikën e zotërisë, është rasti tipik i një njeriu që e tradhëton fytyra që ka. E gjitha një shfaqje kompromisi me karakterin e tij.

Me një truk ordiner të ndërveprimit virtual me qytatarët dhe figurantë të disponueshëm nga klientela e fiqve të bashkësisë socialiste mesa duket, Eri nuk e pati të vështirë të bëjë skenarin e zhvendosjes së aktiviteteve për ditën e verës në 17 Mars.

U soll si sebep shiu që pritet të bjerë me gjyma në 14 mars në Tiranë, por burime nga bashkia thanë për ResPublica se “lepuri” i zotit Erion fle diku tjetër. Tirana duhet të jetë festive dhe madhëhtore në 17 Mars, pra e ndikuar nga protesta e opozitës që është planifikuar për datën 16 Mars. Shtyrja e festimeve të ditës së verës nuk ka fare lidhje me kapriçot e motit, por me dënglat publiçitare të zotit Veliaj dhe mundësinë e tij për të treguar epërsinë morale ndaj krahut tjetër.  

Kryebashkiaku ndonëse në periudhë vakie për shkak të fatkeqësisë së ndarjes nga jeta të vjehrrit të tij është i vendosur që të mos e privojë veten nga ahengu që do buçasë në 17 mars në Tiranë nën moton: E para partia, pastaj Shqipëria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.