Të deportuar nga Kosova me urdhër të Erdoganit?

Postuar në 11 Mars, 2019 16:56

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë patur lidhje me organizatën “FETO”, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhëri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Urdhëri erdhi nga institucionet më të larta. Shërbimi sekret kosovar mori kërkesën nga pala turke për të deportuar gjashtë shtetasit turq me banim legal në Kosovë. Ka dyshime se lista ishte më e madhe se kaq. Sipas gjetjeve tona, kjo shkon edhe më lart sesa shërbimet tona sekrete

citon “The Times”, kreun e Komisionit Hetimor Parlametar për këtë çështje, Xhelal Sveçla.

Mediat opozitare turke, përfshirë ato jashtë Turqisë, cilësojnë se Thaçi ka vepruar si një aleat i ngushtë i presidentit turk, Erdogan, duke vënë në dukje se qeevria e Ramush Haradinajt është anashkaluar në këtë vendimmarrje. Në këmbim të deportimit Thaçit iu premtua anëtarësimi i Kosovës në Interpol, çka nuk ndodhi. Mbetet e paqartë se cila është lidhja mes dy presidentëve që i ngjan më shumë një shoqërimi privat sesa një lidhjeje shtetërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.