Fushata e pyllëzimit, pse nuk po (ri)mbillet lisi para Galerisë së Arteve?

Postuar në 11 Mars, 2019 13:13

Z. Veliaj ka dy vite të paktën që ka nisur një fushatë të pandalshme të mbjelljes së pemëve. Pavarësist mungesës së transparencës për këtë nismë, në thelb ajo është pozitive. Fundja pemët do të mbeten aty me dobinë e tyre edhe pas ikjes së kryebashkiakut aktual.

Por pemët po mbillen kryesisht në periferi, nëpër zona të kufizuara dhe pak po bëhet që edhe qyteti brenda, aty ku ka hapësirë të gjelbërohet edhe më shumë.

Një zonë ku me të vërtetë duhet (ri)mbjellë një pemë, konkretisht një lis, është oborri i Galerisë Kombëtare të Arteve. Aty ka qenë dikur një lis hijerëndë që thuhet se ishte rreth 200 vjeçar. U pre në vitin 2012 nga kryebashkiaku Lulzim Basha sepse shqetësonte miqtë amerikanë që organizonin aty festën Kombëtare. Ky ishte version jozyyrtar i asaj kohe.

Është koha që instalacioni i quajtur Reja, të lëvizjet aty dhe meqenëse jetojmë nën qeverisjen e Rilidnjes, do të ishte shumë mirë që një lis të mbillej aty ku ka qenë. Një lis që nuk cenon as kullat e parashikuara për t’u ndërtuar në mjediset e Teatrit Kombëtar, veç nëse edhe Galeria është menduar t’i hapë rrugën kullave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.