Përpjekja e pasuksesshme për amballazhimin e krizës

Postuar në 07 Mars, 2019 16:21

Ja ca lajme amballazhuese që qarkullojnë sot:

Drejtori për zgjerimin në BE, Danielsson thotë se “djegia e mandateve minon integrimin”.

Kuptohet kjo është shuplakë për PD-LSI.

Pas kësaj Taulant Balla propozon dialog me opozitën. Por jo negociata. Por pyetja lind vetiu:

Cilën opozitë sepse ajo ka ikur nga Parlamenti dhe sipas partisë së tij, në Kuvend po hyn opozita e re?

Cilat negociata, pasi opozita e arratisur nuk ka kërkuar ndonjë gjë, veç qeverisë tranzitore, apo largimit të Edi Ramës?

Njësoj si kryeministri z. Balla thotë se mandati i Kuvendit është legjitim, ai vazhdon deri më 2021-n. Këtë tollovi media e pushteti po e menaxhon vetëm në një mënyrë të thjeshtuar: opozita është e keqe dhe ka bërë gabim, qeveria është si molla.

Kushtetua ofron zgjidhjen. Por sërish mbetet pyetja: pse duhet shqetësuar kaq shumë për një akt vetëvrasës kur Kushtetuta dhe legjitimiteti janë në punë?

Mund të vijë edhe ndonjë i huaj tjetër tani që ambasadorët në Tiranë janë aty vetëm për të marrë rrogën dhe situata mund të vazhdojë po njësoj.

Një arsye për këtë është edhe media e borderove. Sepse politika ka nisur kursin e përplasjes, por nëse media do kishte qenë objektive dhe nuk do negocionte disa gjëra, panorama e zhvillimeve mund të ndryshonte. Në vend të kësaj kemi përpjekjen e mjerueshme të një medieje që po vdes të bëjë amballazhuesin e krizës, si e si për ta shpallur atë si të paqenë.

Autotogoli është edhe logjik, pasi e gjitha kjo paraprihet nga Para-Lajmi se në Kuvend po hyn opozita e re.
Le të dialogojë qeveria atëherë me këtë opozitë, ku qëndron problemi? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.