Kryeministri: Do vijë një ditë që do ndëshkojmë ndonjë të korruptuar

Postuar në 07 Mars, 2019 12:24

Në një takim të sotshëm kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha: 

Ka ende drejtues dhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur dhe ne po përgatitemi për një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata të cilët fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil apo fshihen pas njëri-tjertrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicjen tonë për administratën që duam

Pra një ditë dikush do të ndëshkohet. Por ky premtim që kapet pas mangësisë ligjore anashkalon faktin se këto mangësi të mundshme nuk janë bllokuese për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. 
Platforma “Shqipëria që duam” për të cilën edhe u zhvillua takimi i sotshëm mund të ketë zgjidhur shumë probleme dhe të ketë evidentuar të tjera, por ajo funksionon si një zgjidhje ad hoc që shpesh vjen në kundërvënie me procedurat. Në fund të fundit aty shkarkohen ankesa dhe probleme që përndryshe zoti Rama i dëgjon edhe në media, por që refuzon t’i pranonë si të vërteta. Problemi ka qenë moszbatimi i ligjit, jo ligji i keq. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.