Ftohet të prishë pazarin e 2008-es me Berishen!

Postuar në 07 Mars, 2019 18:54

Kur do flasim! Me këtë lutje iu drejtua Edi Rama si studentëve që protestuan masivisht kundër qeverisjes së tij, po së fundmi edhe Lulzim Bashës që me djegien e mandateve të opozitës kapi të papërgatitur shumicën, e cila është duke shfrytëzuar listat pritëse për të formatuar një opozitë proceduriale.

Në çdo studio që ka shkuar Edi Rama është pyetur për shumë gjëra, që nga akuzat për korrupsion e lidhje me krimin deri tek “mrekullia ekonomike” që thuhet se kanë sjellë reformat e qeverisë. Vetëm për një gjë nuk është pyetur. E ka forcuar apo e ka dobësuar  ky njeri demokracinë në Shqipëri, e ka rritur apo ulur cilësinë e saj? Marrëveshja për ndryshimet kushtetuese në 2008 në dakordësi me Sali Berishën, Rama ka pranuar se ishte një nga gabimet e tij. Historia është cinike dhe tani ai ka mundësinë ta zhbëjë atë Pazar. Këtë e ka parashtruar si nevojë Lulzim Basha pas takimit me Drejtorin e Zgjerimit Danielsson.

Ne na duhet, patjetër, të shembim këtë sistem, duke përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese që zhbalancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve, që me qëllimin e mirë për të larguar kandidatë për deputetë kriminelë nga zonat maxhoritare, përqendruan pushtet në duart e kryetarëve të partisë, të cilat pastaj çuan në vitin 2013 e 2017 në numrin më të lartë të kriminelëve në parlament, ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e sistemit kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja, forcimin e rolit të njerëzve, të qytetarëve, në raport me qeverisjen.

A është i gatshëm Edi Rama ta bëjë këtë? 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.