Refuzimi për dhënie informacioni, Bashkia e Tiranës dhe ARRSh hapin 2019-ën

Postuar në 06 Mars, 2019 12:08

Bashkia e Tiranës ka pagëzuar vitin 2019 për mungesën e transparencës pasuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Vendimi i parë i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Perosnale ka qenë pranimi i një ankese të bërë për refuzimin nga Bashkia të vënies në dispozicion të Urdhërit nr. 25000, dt. 27 qershor 2018 për Ngritjen e Grupit të konstatimit dhe verifikimit të dëmeve në Bashkinë e Tiranës si dhe raportin përfundimtar që është vendosur në dispozicion të kryetarit të bashkisë.

Është fjala për rezultatet e këqyrjes së vendit të ngjarjes pas përmbytjes në Bashki ku siç ka përcjellë ResPublica, u dëmtuan dokumente të shumta. Bashkia ka refuzuar për arsye të vetat duke dhënë përgjigje të pjessshme, ndërkohë që Komsioneri ka urdhëruar vënien në dispozion të dokumentacionit. SIpas parashtrimit të vendimit të këtij të fundit, Bashkia ka tentuar të zvarrisë çështjen edhe në fazën e ankimit duke pretenduar se nuk ka koordinim mes drejtorive të veta.

Më poshtë po sjellim videon e përmbytjes në Bashkinë Tiranë ku duken dokumentet e varura dhe hapura për t’u tharë. Standardi i transparencës së z. Veliaj flet vetë:

Në vend të dytë, por jo për nga rëndësia vjen institucioni më i ndotur këto kohë në shtetin shqiptar: ARRSh. Ky i fundit ha bukë veç, pasi nuk vë në dispozicion as kontratat e nënshkruara që janë publike, përveç rasteve kur parashikohet konfidencialiteti. Komisioneri ka rrëzuar pretendimin e ARRSh për konfidencialitetin pasi ai nuk lidhet me përmbajtjen e kontratës që është për Punë Publike.

Në të dyja rastet ARRSh është urdhëruar të vërë në dispozicion kontratat.

Ligji për Informimin u miratua nga qeveria socialiste sapo erdhi në pushtet në vitin 2014, por ai është refuzuar në maksimum nga administrate duke provuar kështu problemet e mëdha në prokurimet publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.