“Kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme”

Postuar në 06 Mars, 2019 10:18

Pështjellim ka krijuar në Greqi një deklaratë e ambasadorit amerikan Jeffrey Paiat se Shtetet e Bashkuara kanë prova të përpjekjeve ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme në vendin fqinj.

"Ne kemi parë prova të përpjekjeve të Rusisë për të minuar rolin e Patriarkut Ekumenik. Tani mund t'ju them se kam parë prova të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme greke"- tha diplomati amerikan në një prononcim për televizionin grek Antena.

Bashkimi Evropian dhe Këshilli Atlantik paralajmërojnë një valë sulmesh dezinformuese përpara zgjedhjeve evropiane ku në shënjestër sipas ambasadorit amerikan është edhe Greqia.

Vlen të përmendet se këto deklarata u bënë në javën e informimit në Athinë, pjesë e fushatës amerikane kundër dezinformimit. "Qëllimi i këtij aktiviteti është të rrisim ndërgjegjësimin se institucionet greke dhe shtypi grek të jenë vigjilent dhe në gjendje të reagojnë në mënyrën e duhur"- tha Paiat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.