Winter is coming...Sezoni i tetë më 14 prill

Postuar në 05 Mars, 2019 18:10

Janë shfaqur më në fund në media fragmente përmbledhëse nga sezoni i tetë i serialit Game of Thrones, padyshim një dukuri e këtyre viteve të fundit.

Aria Stark, Xhon Snou, Deneris Tajgerian, Tirion dhe Sersi Lanister, të gjithë protagonistë të serialit që zgjidh përballjen finale mes njerëzimit dhe të vdekurve, ose më saktë Antinjerëzimit. I cili vjen nga një kufi përtej Veriut, një lloj hiperboria e së keqes.

Siç është parë edhe në seritë e mëparshme, lideri i të vdekurve sjell me vete një sekret për të gjallët, një dramë nga jeta që e bluan si lëndë të parë të hakmarrjes së vet. Nga kjo forcë buron edhe rekrutimi apokaliptik i të vdekurve që nisen të kalojnë kufirin e dy botëve.

Në qendër është dyshja Snou - Tajgerian dhe është e pritshme që të marrë drejtim edhe fati i familjeve Lanister dhe Stark, rivalët më të egër të serialit që është popullarizuar si pak të tjerë. Skenat e trajlerit nuk zhgënjejnë. Dragojtë, anije, ushtarë në rresht, gjak dhe tradhëti. E gjithë jeta njerëzore që kalon si intrigë e pambarimtë përpara syve tanë.

Sezoni hapet më 14 prill dhe mbyllet më 19 maj.

Comments

Submitted by Puli Ceri (not verified) on

Sa mir e paskeni kap ket ekskluziven ahahahaha hahahahahah.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.