Ndërron jetë Klaus Kinkel

Postuar në 05 Mars, 2019 11:40

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Klaus Kinkel. I njohur edhe në arenën ballkanike për angazhimin e tij për zgjidhje  e krizës kosovare, apo gjatë situatave të vështira të Shqipërisë, diplomati i njohur do të pagëzonte si mund të thuash rikthimin e Gjermanisë në këtë zonë. 

Në skenën e brendshme politike gjermane ai veproi si drejtues i Partisë Liberale – FDP – në vitet 1993-1995, ka qenë ministër i Drejtësisë, dhe në vitin 1992 ai zëvendësoi në postin e  ministrit të Jashtëm, Hans-Dittrich Genscherin, një tjetër diplomat i njohur ndërkombëtarisht. 

Ai do të deklaronte në vitin 1998 në Parlamentin gjerman se për të shmangur një Bosnje të dytë duheshin marrë masa dhe jo vetëm të bëheshin deklarata.  Një kontribut ky për të nxitur perëndimin të ndërhynte në vitin 1999 në Kosovë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.