Hillary Clinton përjashton kandidimin për presidente

Postuar në 05 Mars, 2019 10:40

Pas muajsh të tërë spekulime, Hillary Clinton përjashtoi mundësinë për të qenë kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020. "Nuk do të jem kandidate, por unë do të vazhdoj të flas dhe të mbroj atë që besoj"- tha Clinton në rrjetin televiziv lokal News 12 të Nju Jorkut.

Ish Sekretarja Amerikane e Shtetit është takuar me politikanët demokratë që kanë shprehur dëshirën për kandidatuar në zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.  Një nga kandidatët do të jetë ish-zv/presidenti Barack Obama, Joe Biden.

Në intervistën për News 12 Klinton vuri në dukje se SHBA  po kalon një moment që për demokratët është shqetësues. "Nuk do të shkoj kudo. Ajo që po ndodh në momentin më shqetëson thellë. Ka një listë të gjatë të problemeve reale dhe premtime veqë nuk janë mbajtur nga qeveria Trump"-tha Klinton.

“Edhe pse  kemi bërë progres të madh mbetet më shumë për t'u bërë në lidhje me të drejtat e grave, të drejtat e homoseksualëve dhe për t’u siguruar që të gjithë kenë mundësi të barabarta për të respektuar dinjitetin dhe identitetin tonë"-shtoi ish-kandidatja demokrate për presidente.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.