A është kushtetues një Kuvend me më pak se 140 mandate deputetësh?

Postuar në 05 Mars, 2019 16:41

Sot përfaqësues të opozitës kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mandatet e listave shumëemërore. Kështu, të paktën sipas opozitës do të frenohet zbatimi i dispozitës që zëvedëson deputetët e larguar me të tjerë. Lista dorezohet nga subjekti zgjedhor dhe mbi të partitë kanë të drejta. Gjithësesi PD-ja duket se ka konsumuar një akt administrativ që përbën argument për debat nëse shumica do të vazhdojë me lojën e zëvendësimit. 

Pse ka rëndësi kjo? Sepse Kushtetuta në nenin 64 përcakton se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. 

Është e qartë se Kuvendi nuk ka për të arritur dot në këtë numër dhe nga pikëpamja kushtetuese ngrihet një pikëpyetje e madhe për legjitimitetin e tij. Kuvendi nuk mund të vazhdojë normalisht punimet me 139 deputetë që kanë marrë mandatin pasi kjo nuk lejohet nga Kushtetuta. 

Çfarë pasoje sjell një defiçencë e tillë? Në kuptim të përmbushjes së detyrave asnjë, përveç faktit se nuk miraton dot ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar. Por me reduktimin numerik, Kuvendit, si pushtet kolegjial legjislativ, i ka rënë një nga premisat kushtetuese të konstituimit të tij. Numri 140 nuk është arbitrar dhe relativ. Ai është numri kushtetues për Kuvendin që duket se ka hyrë në vorbullën e dyshimit nëse është më apo jo kushtetues.

Comments

Submitted by IH (not verified) on

Jo. Kuvendi është i plotë me 140 anëtarë. As një Kuvend me 96 deputetë, as me 84 e 71 nuk mund të jetë kushtetues. Problemi këtu është se në Kuvend pasi të mbaroj lista e PD & LSI ato vakanca që mbeten do ti plotësoj partia me herësin më të madh në nivel qarku, që është PS. Pra, PS mund të kap 96 deputetë së shpejti (mazhorancë kushtetutëse). Rama mund ta shpalli veten edhe mbret ashtu siç bëri Ahmet Zogu në shtator të vitit 1928. E dëgjova kur foli në Kuvend dhe tha do ti marrim të 61 bashkitë. Vetëm një njeri që nuk kupton demokracinë flet ashtu. Keqardhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.