1 100 padi nga pushteti, gazetarët kroatë hidhen në protestë

Postuar në 04 Mars, 2019 11:13

Qindra gazetarë kroat kanë protestuar të shtuën në Zagreb për shkak të presionit dhe censurës së diktuat nga autoritetet publike. Protestën e ka thirrur Bashkimi i Gazetarëve Kroat që ka deklaruar edhe 1 100 padi ndaj gazetarëve dhe mediave. Sipas këtij grupimi paditë janë pjesë e një përpjekjeje çensure që është quajtur edhe si persekutim mbi gazetarët. 

Qeveria po e injoron problemin sepse duke e injoruar mendojnë se e zgjidhin

janë shprehur gazetarët. 

Vala e padive është gjetur si një mënyrë për të kushtëzuar mediat ndërkohë që problemi është tansferuar edhe në gjykata. Ka presione të gjithanshme që media të mos e luajë rolin e vet dhe kjo shihet te përmbajtja e padive që flasin për dëme jomateriale. Kulmi erdhi ku transmetuesi publik, HRT, depozitoi padi për 30 gazetarë të vetët duke u vënë sipas protestuesve në shërbim të pushtetit. 

Çështja është shumë e thellë dhe lidhet me një mentalitet tolerues nga ana e BE-së që që nga viti 2013 e ka kriminalizuar përmbajtjen “poshtëruese” në media, kur dihet mirë se loja me termat çon në abuzime. 

Përballja me mediat është në dukje problemi kryesor sot në mjaft vende të Europës, përfshirë ShBA-të ku armiqësia e presidentit me publikuesit është e njohur. Kriza e tanishme e politikës, por edhe shndërrimi i korrupsionit në tipar të përbashkët për Perëndimin, bashkë me nivelin e politikanëve që po dalin në krye janë disa nga arsyet e kësaj përballjeje e cila ka vënë në dukje aspektin struktutor të problemit. 

Shqipëria nuk mund t’i mungojë listës, meqenëse është një vend që nuk ka vetëm problemin e pushtetit me median, por edhe të medias me veten. Megjithatë situata e tanishme dallon disi nga vendet e tjera, për shkak se mediat në Shqipëri ekzistojnë dhe rrisin forcën në varësi të blerjes apo rreshtimit financiar me njërin grup apo tjetrin, duke e bërë të vështirë që të dallohet se ku fillon censura e imponuar dhe ku censura instrumentale që vjen nga paratë.

Së fundmi kryeministri ka njoftuar se janë 45 procese gjyqësore ndaj atyre që i quan shpifës, por është ende e paqartë sesa lidhen këto gjyqe me mediat apo me përfaqësues të opozitës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.