Shpërblimi për protestat

Postuar në 02 Mars, 2019 19:57

Kryeministri e ka përmendur shpesh se përdor Whatsapp-in për të qeverisur nëpërmjet komunikimit me qyetetarët apo me ata që i shkruajnë orar pa orar. Një prej këtyre mesazheve që në fakt ka qenë për përdorim të brendshëm është kapur nga qytetari dixhital. Mesazhi ka lidhje me protestat e opozitës dhe rolin e policisë në këto ngjarje. Mesazhi është denoncuar nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në fejsbuk, ku thotë se policëve të thjeshtë u është premtuar përjashtimi nga vettingu dhe shlyerja e rrogave të prapambetura.

“Ne whatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:

1. Keshilli i Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.

2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

https://www.facebook.com/121577844669798/posts/1223823671111871?sfns=mo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.