Nuk ndihmon Kushtetuta në këtë rast

Postuar në 28 Shkurt, 2019 16:16

Opozita parlamentare nuk është më në Kuvend. Ajo dorëzoi mandatet e veta. Dhe me këtë akt ka nisur procedura e zëvendësimit. Zoti Rama po përdor mjetet ligjore për të krijuar Opozitën Kushtetuese.

Mirëpo në thelb përfaqësimi buron nga vota dhe zgjidhja kushtetuese e bën gjethe fiku këtë zgjidhje artificiale.

Një ditë pasi opozita mori këtë vendim, në mediat pranë pushtetit u qarkullua një lajm sipas të cilit z. Rama ka kërkuar që ministrat dhe deputetët e PS-së të mos replikojnë me përfaqësues të PD-së, LSI-së dhe PDIU-së, me idenë se ata nuk përfaqësojnë më asgjë.

Në fakt përfaqësia e Parlamentit Europian zhvilloi takime me dy palë, duke konfirmuar atë që dihej dhe duke iu përmbajtur logjikës. Opozitën nuk e prodhon Kushtetuta, por tjetërkush.

Sot edhe Elisa Spiropali, ministre në qeverinë e z. Rama ka folur për një “propagandë të çartur opozitare”. Është koha që qeveria dhe shumica të sqarojë se me cilën palë do të luajë në këtë drejtim, pasi formalisht ajo tashmë ka përballë një pjesë të qytetarëve shqiptarë që dikur kanë qenë deputetë. Të paktën kështu po i quan. Qytetarë që kanë premtuar se do të protestojnë, reagojnë dhe përballen.

Mundet që z. Rama të vazhdojë në këtë kurs dhe bashkë me ministrin e Brendshëm të gjejnë referenca ligjore që do të arsyetonin nxjerrjen jashtë ligjit të PD-së dhe LSI-së për veprime që cenojnë rendin kushtetues dhe thirrje për dhunë.

Por e përsërisim: Kushtetuta nuk e ndihmon z. Rama. Aq qeverinë e tij. Dhe nuk e ndihmojnë dot as ndërkombëtarët që hyjnë e dalin në këtë vend duke thënë çfarë t’u vijë për mbarë. Nidhma këtij vendi i vjen vetëm nga Reagimi. Kjo është e qartë. Një reagim që nuk mund të negociojë me Edi Ramën kryeministër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.