Një hap përpara/Përfaqësuesi i fondacionit "Adenauer": Nuk mund të mbyllen sytë para problemeve faktike

Postuar në 26 Shkurt, 2019 10:32

Përfaqësuesi i fondacionit Konrad Adenauer që vepron prej vitesh në Shqipëri, Florian Feyerabend, ka deklaruar në një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle, se lëvizjet e fundit të opozitës shqiptare janë diktuar nga defaktorizimi i saj në rolin thelbësor si kontrolluese e qeverisë. Sipas tij nuk duhen mbyllur sytë para problemeve reale që janë edhe blera e votës dhe depërtimi i krimit në politikë.

…Qytetarët dhe sidomos të rinjtë janë shumë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, siç e dëshmuan edhe protestat studentore në dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit.  Nuk ka asnjë dyshim që gara politike duhet të jetë një garë për idetë më të mira për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve. Në një demokraci parlamentare vendi i përballjes me probleme të këtij lloji duhet të jetë parlamenti. Për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Por, nisur nga sfidat e mëdha që ka përballë Shqipëria, nisur edhe nga çelja e mundshme e negociatave me BE-në, që është paraparë në shtator, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë. Jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato këtë përgjegjësi parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën ato e akuzonin për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar

Stabiliteti aftagjatë  dhe zhvillimi i qëndrueshëm realizohen vetëm me procese transformuese gjithëpërfshirëse. Të mbyllësh sytë para problemeve dhe mangësive faktike do të ishte e gabuar. Dhe pikërisht kjo detyrë i takon sidomos opozitës, si organ kontrollues i qeverisë

është shprehur ndër të tjera ai.

Është një hap me vlerë ky lloj qëndrimi sepse informon qendrat europiane për optikën e opozitës shqiptare dhe më tej akoma, për objektivitetin e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.