Ninulla e Brukselit që nuk vë në gjumë

Postuar në 25 Shkurt, 2019 14:52

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, ka përsëritur qëndrimet veta për krizën në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje faktin se bojkoti apo dorëzimi i mandateve parlamentare është i dëmshëm.

Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Hahn dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lire, por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhunë. Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet.

Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë kundër vendimeve që qytetaret kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës, në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklaratë që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi

tha ajo.

Kjo është faza kur Brukseli refuzon që të pranojë nevojën e një ndërmjetësimi, pasi sheh te dorëzimi i mandateve një vendim të njëanshëm. Por sikurse për raste të tjera, BE-ja po dëshmon ose mungesë angazhimi, ose mungesë vullneti. Kriza e vitit 2017 u negociua nga amerikanët, kriza maqedonase po ashtu, sikundër edhe kriza aktuale në Serbi dhe Kosovë. Nga ana tjetër, qëndrimet e zyrtarëve të BE-së nuk kanë rëndësi themelore në kohën e tanishme, kur dihet se zgjedhjet europiane janë në muajin maj dhe ato mund të tjetërsojnë panoramën e Parlamentit dhe për pasojë të tjetërsojnë vendimmarrjen.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kriza (ne thonjza) politike ne Shqiperi eshte pasoje e filmave te vete politikanve shqiptare. Brukseli duhet te thote nje fjale dhe e thote. Me shume nuk ia vlen te diskutohet, aq me teper qe keto ngjarje te tanishme do te jene harruar pas nje viti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.