Itali/Zbulohet për herë të parë "heroinë sintetike", më ekonomike dhe shumë më toksike se heroina

Postuar në 25 Shkurt, 2019 15:33

Strukturat e karabinierisë italiane, NAS(Nuclei Antisofisticazioni e Sanità dell'Arma) kanë sekuestruar për herë të parë në Europë një lloj i ri droge, që është e ngjashme me heroinën sintetike, por shumë më ekonomike dhe vrasëse. Sipas raportimeve të mediave në Itali, mjaftojnë vetëm 20 gramë për të prodhuar 20 000 doza, ndërkohë që edhe kontakti me lëkurën provokon irritim dhe intoksikim. Droga e re ka një strukturë të ngjashe me produktin farmaceutik Fentanyl por me efekte shumë më shkatërruese për trupin. Droga ka hyrë në Itali nga jashtë përmes postës dhe itinerari i saj është gjurmuar përmes faqeve online.

Në krahasim me këtë drogë, heroina ngjan si ujë i freskët

shprehen ekspertët.

Ngjashmëria molekulare e saj me Fentanyl e bën të vështirë për t’u identifikuar ndërkohë që po quhet heroinë sistetike për shkak të efekteve të ngjashme psikotrope por që në fakt është shumë më toksike. Kjo u bë e qartë edhe nga fakti se të shtruarit në spital me doza të kësaj droge nuk u përgjigjeshin trajtimeve të disintoksikimit të përdorur për heroinën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.