Shqipëria nuk është më ajo e para 21 shkurtit

Postuar në 23 Shkurt, 2019 12:52

Edi Rama ka hyrë tashmë në epilogun e karrierës së tij në ekzekutivin shqiptar për këtë legjislaturë. Kryeministri i Shqipërrisë vazhdon të japë intervista në mediat e huaja se ai nuk do të dorëhiqet, se ka marrë mandatin nga populli për të qeverisur, se ka mazhorancën, se përpara janë zgjedhjet lokale, se opozita ka frikë etj..

Janë padyshim arsye që qëndrojnë në perspektivën e tyre, por edhe në vetvete. Por zoti Rama nuk po qeveris më Shqipërinë e para 21 shkurtit dhe sa më shpejt ta mësojë këtë, aq më mirë është. Nëse zoti Rama mendon se opozita ka frikë nga zgjedhjet, atëherë aq më mirë për të: le të hyjë vendi në zgjedhje dhe kështu mbyllet qoftë pretendimi i opozitës, qoftë edhe precedenti.

Mirëpo karriera e z. Rama kundërthotë këtë hipotezë, pasi kryeministri nuk është mësuar me aksidente, as të veprojë jashtë planit që ka menduar në kokë. Këtë bëri edhe me PS-në, këtë po bën edhe në qeveri.

Dorëzimi i mandateve e ka lënë de facto Shqipërinë pa Parlament legjitim. Qeveria është në fazë tranzitore drejt një destinacioni që është mirë ta gjejë sa më parë. Asgjë nuk e shpëton z. Rama nga përballja, edhe sikur Lulzim Basha të vendosë të rihyjë në Parlament e të bëjë sërish marrëveshje. Thjesht Shqipëria është bërë e pajetueshme sipas kësaj kontrate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.