Një avokati që tradhëton situatën kritike të Kryeministrit

Postuar në 22 Shkurt, 2019 00:54

Pasi ndau kufijtë e Serbisë dhe të Kosovës, gazetari polifunksional, Baton Haxhiu, po ndan edhe hartën politike të Shqipërisë. Në një falje në emisionin “Open” në Top-Channel, ai ka marrë rolin e ekspertit elektoral.

Djegia e mandateve ana e PD është pa plan, pa ide. Dhe partitë që veprojnë kështu ikin për lesh. Dalja jashtë politike krijon kushtet që muajt e ardhshëm te formohet një parti e re se kështu jane kushtet. Njerëzit duan diçka të re. Dhe po e them që këtu do krijohet partia “Vetëvendosje”. Ata janë prej kohësh por tashmë do vijnë dhe kanë shumë njerëz. Me këtë një nga partitë do zbehet, tjetra do zhduket…

Sot ka nisur funerali i lehtë i PD-së dhe liderit të saj, Sali Berisha. Njeriu që e krijoi PD-në nuk e duron mbajtjen e saj, por bashkë me zbehjen e tij dëshiron që funeralin t’ia bashkangjisë edhe partisë

ka thënë Haxhiu.

Këto komente mediat e PS-së i kanë paraqitur si Deklarata të Forta, apo bomba. Mirëpo gazetarët nuk bëjnë deklarata se ata përfaqësojnë veç veten. Gazetarët analizojnë dhe komentojnë dhe z. Haxhiu në këtë koment nuk ka ndonjë gjë të re që të çudisë ndokënd.

Së pari, ai paraqet para shqiptarëve të Shqipërisë gogolin Kosovar të Vetëvendosjes që do vijë në Tiranë dhe Shqipëri e do zhbëjë PD-në dhe LSI-në. Mirë se të vijë! Por nga e di z. Haxhiu këtë gjë? Si e parashikon këtë kur p.sh z. Thaçi i ka mbiijetuar forcës së Vetëvendosjes? Ka burime të sigurta që thonë se sondazhet e nxjerrin z. Rama në fund të peshores që pas protestës së studentëve. 

Së dyti, pjesa e funeralit të PD-së është tema kryesore e editorialit të sotshëm të Mero Bazes në gazetën “Tema” publikuar në orën 20:11. Z. Haxhiu ka dalë në emision pas orës 21:00. Kjo quhet Bombë! Më së paku nuk është tezë e tij, ndonëse nuk përjashtohet njëkohësia dhe përputhja. 

Së treti, z. Haxhiu duhet më në fund ta kuptojë se kudo që shkon tashmë, si për të dalë si avokat i z. Thaçi, ashtu edhe si avokat i z. Rama tradhëton me prezencën e vet, sikletin e këtyre të dyve, situatën e vështirë ku ndodhen. Pasi si “gazetar rrace” që duket se mendojnë se është, e përdorin përherë kur u duhet të thonë atë që nuk e thonë dot vetë dhe kur i kanë punët keq. Kjo është shumë e lexueshme dhe ndoshta kjo është arsyeja që Presidenti i Kosovës e ka shmangur së fundmi z. Haxhiu në të gjitha daljet publike në televizionet shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.