Tarifa/Mediat serbe: Britania e Madhe refuzoi qëndrimin në bllok kundër Kosovës

Postuar në 21 Shkurt, 2019 09:47

Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se Britania e Madhe ka bllokuar adoptimin e një qëndrimi të përbashkët të vendeve të Quintit(ShBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) kundër vendosjes së tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nga ana e qeverisë së Kosovës. 

Amerikanët, francëzët dhe italianët ishin pro një formulimi që do t’i bënin me dije autoriteteve në Prishtinë se çfarë pasojash do të kishin nëse nuk heqin taksën për mallrat nga Serbia në ditët në vijim. 
Po përfaqësuesi i Britanisë së Madhe ishte qartë kundër kësaj dhe kërkoi që pozicioni i marrë të zbutej, ndaj edhe nuk u arrit konsensusi

citon agjencia serbe “B92”, gazetën. 

VN shtyhet më tej në interpretime për të gjetur arsyen e këtij qëndrimi të Britanisë së Madhe që është konstant në raport me Beogradin zyrtar. Sipas saj, Britania nuk dëshiron që në rajon të ketë shtete të pavaruara dhe ajo mendon se serbët janë vegla në duart e Rusisë, ndaj qëndrimi i saj është në kuadër të politikave antiruse. 

Londra nuk ka harruar të mbajë shënim edhe për sjelljen e Serbisë në rastin e çështjes “Skripal” kur priste që Beogradi të dëbonte diplomatët rusë si shenjë solidariteti, ndërkohë që ka kërkuar mbështetje nga pala serbe për një kandidat të vetin për në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.