Lutja e Knut-it!

Postuar në 21 Shkurt, 2019 11:14

E kapur në befasi nga vendimi esktrem për djegien e mandateve qeveria dhe kryeministri kanë marrë rolin e suflerëve që duan ta importojnë satbilitetin nga jashtë.

Dhe për këtë zyra për shtyp e qeverisë ka intervistuar raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckestein. Zoti Knut, i shqetësuar për të ardhmen e shqiptarëve i është adresuar opozitës me një lutje, të mos djegin mandatet.

Lutja e Knut-it!

Për momentin, ajo që kam dëgjuar unë tingëllon shumë e rrezikshme. E dyta, kam dëgjuar që mund të ketë një bojkot të zgjedhjeve gjithashtu, por shpresoj që ky të jetë vetëm thashethem, sepse mendoj se zgjedhjet do të zhvillohen gjithsesi.

Më shqetëson më shumë bojkoti apo djegia e mandateve, nuk jam i sigurtë që s’do të jetë shqetësuese nëse Shqipëria nuk ka një parlament funksional apo nëse opozita nuk do të kontribuojë, prandaj po mendoj se do të ndikojë dhe mund vetëm të shpresoj që kushdo ta kuptojë që s’duhet të habiten nëse shtyhen sërisht negociatat. Ju lutem mos hiqni dorë nga mandatet, ju lutem bëni punën tuaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.