Putin kërcënon hapur SHBA-të

Postuar në 20 Shkurt, 2019 12:47

Kërcënime në adresë të Shteteve të Bashkuara lëshoi presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit në parlament, në kundërpërgjigje të vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 1987.

Putin vuri në dukje se Rusia do të detyrohet të veprojë, nëse SHBA-të do të zhvillojnë sisteme raketore në Europë duke shtuar se "Raketat e Rusisë do të kenë në shënjestër jo vetëm ato vende të cilat kanë instaluar raketa amerikane, por edhe vetë SHBA-të. Le të masin shpejtësinë dhe gamën e raketave tona, nëse mund të llogarisin"- deklaroi Putin.

Megjithatë, Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron konfrontim me SHBA, por marrëdhënie miqësore, madje shtoi se bota nuk ka nevojë për tensione të reja. Si i takon situatës së  brenda vendit, Putin premtoi përmirësim të gjendjes."Nuk duhet të presim më,  do të përmirësojmë situatën tani e tutje. Nga ky vit rusët do të ndihen më mirë"- ka thënë Putin, duke njoftuar kryesisht masa mbështetëse për të promovuar shtimin e popullsisë.

"Varfëria po i shkatërron njerëzit, 19 milionë njerëz aktualisht jetojnë nën kufirin e varfërisë. Kjo është shumë"- tha Putin, duke folur për një" kontratë sociale " me shtresat në nevojë. "Në pesë vjet, rreth nëntë milionë njerëz mund të përfitojnë nga një këtë lloj mbështetje" vuri në dukje ai. "Më shumë fëmijë, më pak taksa"- theksoi presidentin rus, nisur  nga reduktimi i të ardhurave me të cilain ballafaqohet populli rus për prej pesë vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.